Rreth udhëtimit
Përjetoni disa ditë të paharrueshme në ishullin magjepsës të Zakynthos, një nga destinacionet më të bukura të Greqisë, i njohur për plazhet ekzotike, ujërat kristal dhe atmosferën fantastike verore.
Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni mrekullitë natyrore të ishullit, duke përfshirë Navagio Beach (Shipwreck Beach), Shpellat Blu, ishullin e breshkave Marathonisi dhe plazhet spektakolare të Vasilikos. Eksperienca plotësohet me ture me anije, perëndime magjike, jetë nate plot energji dhe momente relaksi në brigjet e Jonit grek.
Një kombinim perfekt i detit, natyrës, aventurës dhe pushimeve premium për verën tuaj.
📍 Destinacioni: Zakynthos, Greqi
🍽️ Akomodimi: ALL INCLUSIVE
📅 Datat & Çmimet
🌴 PROGRAMI 5 DITË
Qershor
• 10 – 14 Qershor — 299€ / Person
• 17 – 21, 21 – 25 Qershor — 309€ / Person
• 30 Qershor – 04 Korrik — 399€ / Person
Korrik
• 17 – 21, 27 – 31 Korrik — 419€ / Person
Shtator
• 09 – 13, 13 – 17, 17 – 21 Shtator — 299€ / Person
ℹ️ Shënim: Në programin 5 ditë hiqet dita e qëndrimit të lirë që përfshihet në programin 6 ditë.
🌴 PROGRAMI 6 DITË
🔹 Korrik
• 21 – 26, 31 Korrik – 05 Gusht — 489€ / Person
🔹 Gusht
• 05 – 10, 10 – 15, 15 – 20, 20 – 25 — 489€ / Person
• 25 – 30 Gusht — 469€ / Person
• 30 Gusht – 04 Shtator — 469€ / Person
🔹 Shtator
• 04 – 09 Shtator — 399€ / Person
Dita 1: Tiranë – Mylopotamos Beach – Volos
🕕 Nisja:
• Tiranë – Nisja në mbrëmje një ditë para datës së udhëtimit, nga Universiteti Logos / përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
• Durrës – Nisja nga Stacioni i Trenit dhe Plepat.
⏰ Orari i nisjes varion sipas orarit të tragetit (18:00 / 19:00 / 20:00).
🚍 Nisja drejt Zakynthos me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe freskim.
🛂 Kalimi i doganës në pikën kufitare të Kakavijës dhe vazhdimi i udhëtimit nëpërmjet autostradës IONIAN ROAD, e cila lidh Janinën me Patrasin.
⛴️ Mbërritja në portin e Killinit dhe nisja me traget drejt ishullit të Zakynthos.
🏨 Mbërritja në Zakynthos rreth orëve të drekës dhe akomodimi në hotel. Kohë për pushim dhe relaks.
🍽️ Pas konsumimit të darkës, vizitë në qendër të qytetit dhe shëtitje në Sheshin Solomos për të shijuar atmosferën verore të ishullit.
Dita 2: Navagio Beach (Shipwreck Beach)
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
⛵ Pas mëngjesit nisemi për turin me anije rreth ishullit magjepsës të Zakynthos, ku do të vizitohen disa nga pikat më spektakolare të destinacionit:
🌊 Shpella e Delfinave
🪨 Fytyra e Poseidonit e gdhendur në shkëmb
🏝️ Navagio Beach (Shipwreck Beach)
💙 Shpellat Blu
🌿 Shpella Keri
🏖️ Xyriai – plazh kurativ
⚓ Porti San Nikola
☀️ Tsilivi
Një eksperiencë fantastike mes ujërave kristal, shpellave natyrore dhe panoramave mahnitëse të ishullit. Turi përfundon rreth orës 17:00.
💶 Kosto ekstra për turin me anije: 35€ / Person.
🏖️ Personat që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në turin me anije mund të shijojnë plazhin pranë hotelit dhe kohën e lirë në ishull.
🏨 Kthimi në hotel në orët e pasdites dhe mbrëmje e lirë.
ℹ️ Njoftim:
Plazhi Navagio momentalisht është i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi në plazh. Ndalesa në këtë zonë realizohet vetëm në mënyrë panoramike për foto, deri në një njoftim të dytë për rihapjen e plazhit. Ndalesat e plazheve të tjera gjatë turit do të komunikohen nga kapiteni i anijes.
Dita 3: Vasilikos Beach
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏖️ Pas mëngjesit nisemi drejt zonës së Vasilikos, një nga plazhet më të bukura dhe relaksuese të ishullit të Zakynthos.
☀️ Kohë e lirë për plazh dhe relaks gjatë gjithë ditës mes ujërave kristal dhe atmosferës fantastike të rivierës greke.
🌊 Për personat që dëshirojnë, mundësi për të provuar sporte të ndryshme ujore gjatë qëndrimit në plazh.
🏨 Kthimi në hotel në orët e pasdites dhe kohë për pushim.
🌙 Pas darkës, mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës në Zakynthos, me mundësi për të vizituar taverna tradicionale, bare apo clube sipas dëshirës.
Dita 4: Qëndrim i lirë
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
☀️ Kjo ditë është e dedikuar për relaks dhe eksplorim sipas dëshirës tuaj.
🏖️ Mundësi për të shijuar plazhin pranë hotelit, për të eksploruar qytetin e Zakynthos, për shopping, kafe buzë detit apo aktivitete të ndryshme në ishull.
🌊 Për personat që dëshirojnë më shumë aventurë, mundësi për ture opsionale dhe eksplorim të plazheve të tjera fantastike të ishullit.
🏨 Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për të shijuar atmosferën verore të Zakynthos.
🍽️ Darkë dhe mbrëmje e lirë.
Dita 5: Ishulli i Breshkave
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🐢 Pas mëngjesit nisemi drejt portit për turin me anije drejt ishullit Marathonisi, i njohur ndryshe si Ishulli i Breshkave – një nga atraksionet më të famshme të Zakynthos.
⛵ Gjatë lundrimit do të kemi mundësinë të shohim nga afër breshkat Caretta Caretta, simboli karakteristik i ishullit, si edhe të shijojmë ujërat kristal dhe plazhet fantastike të zonës. 🌊☀️
🏝️ Kohë e lirë për plazh dhe relaks në Marathonisi.
💶 Kosto ekstra për turin me anije: 25€ / Person.
🏨 Kthimi në hotel në orët e pasdites dhe kohë e lirë për pushim.
🌙 Mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën verore të Zakynthos.
Dita 6: Zakynthos – Shqipëri
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🧳 Pas mëngjesit bëhet check-out nga hoteli dhe nisja drejt Shqipërisë.
⛴️ Nisja me traget nga Zakynthos drejt portit të Killinit dhe më pas vazhdimi i udhëtimit nëpërmjet autostradës IONIAN ROAD.
☕ Gjatë rrugës do të realizohen ndalesa të shkurtra për pushim dhe freskim.
🛂 Kalimi i kufirit në pikën doganore të Kakavijës dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Shqipërisë.
🚌 Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në orët e mbrëmjes, pas një eksperience fantastike në ishullin magjepsës të Zakynthos.
✨ Fundi i shërbimit tonë.