Rreth udhëtimit
🐚 Përjetoni disa ditë fantastike verore në Volos dhe Skiathos, mes ujërave kristal të Egjeut dhe plazheve mahnitëse të rajonit të Pelionit.
🌊 Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni disa nga plazhet më të bukura të Greqisë, si Mylopotamos Beach, Agios Ioannis dhe Horefto Beach, si edhe ishullin magjepsës të Skiathos, ku ndodhet Koukounaries Beach – një nga plazhet më të famshme dhe më të vizituara në Greqi. ☀️
Një kombinim perfekt mes relaksit, detit, natyrës dhe atmosferës autentike greke, ideal për pushimet tuaja verore. ✨
📍 Destinacioni: Volos – Skiathos – Mylopotamos Beach – Agios Ioannis – Horefto Beach
📅 Datat e udhëtimit:
Korrik:
1 – 5, 8 – 12, 15 – 19, 22 – 26
» 249€/person (me mëngjes)
» 309€/person (me mëngjes + darkë)
29 Korrik – 2 Gusht
» 249€/person (me mëngjes)
» 309€/person (me mëngjes + darkë)
Gusht:
5 – 9, 12 – 16, 19 – 23, 26 – 30
» 269€/person (me mëngjes)
» 329€/person (me mëngjes + darkë)
Shtator:
31 Gusht – 4 Shtator
» 269€/person (me mëngjes)
» 329€/person (me mëngjes + darkë)
Dita 1: Tiranë – Mylopotamos Beach – Volos
🕛 Nisja nga Tirana në orën 00:00 (mesnatë), pranë Universitetit Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
🚍 Vazhdimi i udhëtimit drejt Greqisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
🛂 Kalimi i kufirit në pikën doganore të Kapshticës dhe vazhdimi i udhëtimit drejt rajonit piktoresk të Pelionit, një nga destinacionet më të bukura bregdetare të Greqisë.
🏖️ Mbërritja në orët e para të mëngjesit në Mylopotamos Beach, një nga plazhet më ikonike të zonës, i njohur për ujërat kristal, shkëmbinjtë spektakolarë dhe natyrën e paprekur. 🌊✨
☀️ Gjatë qëndrimit do të kemi:
• Kohë të lirë për plazh dhe relaks
• Mundësi për konsumimin e drekës në tavernat tradicionale buzë detit
🚍 Pas një dite relaksuese nisemi drejt qytetit bregdetar të Volosit.
🏨 Akomodimi në Hotel Nefeli, i pozicionuar në qendër të qytetit dhe vetëm pak hapa larg shëtitores buzë detit.
🍽️ Konsumimi i darkës në hotel sipas paketës së zgjedhur.
🌙 Më pas kohë e lirë për të shijuar atmosferën e Volosit, shëtitoren buzë detit dhe zonën e portit të jahteve, me sugjerime dhe asistencë të vazhdueshme nga guida për aktivitetet dhe jetën e natës në qytet.
Dita 2: Eksplorimi i Pelion: Agios Ioannis Beach
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🌊 Pas mëngjesit nisemi drejt bregdetit lindor të Pelionit, një zonë e njohur për ujërat kristal, natyrën e gjelbëruar dhe plazhet mahnitëse të Egjeut.
🏖️ Mbërritja në Agios Ioannis Beach, një nga plazhet më të frekuentuara dhe më të bukura të rajonit, i njohur për rërën e artë dhe ujërat e pastra kristal. ☀️
📍 Gjatë ditës do të kemi:
• Kohë të lirë për plazh, not dhe relaks
• Mundësi për sporte ujore (opsionale)
• Shëtitje përgjatë vijës bregdetare
• Pushim në beach bar-et dhe tavernat tradicionale të zonës
🍽️ Sugjerime nga guida për restorantet më të mira lokale dhe gatimet tradicionale greke.
🌴 Zona është e organizuar me shezllone, beach bar-e dhe restorante, duke krijuar ambientin perfekt për një ditë relaksi dhe argëtimi pranë detit.
🚍 Në orët e pasdites kthimi në Volos.
🍽️ Konsumimi i darkës në hotel sipas paketës së zgjedhur.
🌙 Kohë e lirë për të eksploruar qytetin, shëtitoren buzë detit apo jetën e natës në Volos.
Dita 3: Ekskursion në Ishullin Skiathos (Boat & Beach Day)
Dita 4: Plazh në Horefto Beach
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🌊 Pas mëngjesit nisemi drejt Horefto Beach, një nga plazhet më të bukura dhe më të qeta të rajonit të Pelionit, i njohur për ujërat kristal dhe atmosferën relaksuese buzë Egjeut. ☀️
🏖️ Ditë e dedikuar për plazh, relaks dhe shijimin e natyrës së mrekullueshme të zonës.
📸 Kohë e lirë për not, shëtitje buzë detit, fotografi dhe konsumimin e drekës në tavernat tradicionale pranë plazhit.
🌴 Atmosfera e qetë dhe pamjet fantastike e bëjnë Horefton destinacionin perfekt për të kaluar një ditë relaksuese larg zhurmës së qytetit.
🚍 Në orët e pasdites kthimi në Volos.
🌙 Mbrëmje e lirë për shëtitje në qytet, përgjatë shëtitores buzë detit apo në zonën e portit të jahteve.
Dita 5: Volos – Tiranë
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
☕ Pas mëngjesit kohë e lirë për kafe, shëtitje dhe shopping në qendrën e qytetit të Volosit.
🛍️ Mundësi për të blerë suvenire, produkte lokale apo për të shijuar edhe një herë atmosferën relaksuese buzë detit.
🚍 Më pas largohemi nga Volosi dhe nisemi drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe.
🌙 Mbërritja në Tiranë në orët e mbrëmjes, pas një eksperience të paharrueshme pushimesh në brigjet e Egjeut.