Rreth udhëtimit
✨ Zbuloni magjinë e Adriatikut në një udhëtim 5-ditor drejt Dubrovnikut, perlës së bregdetit kroat! Plazhe mahnitëse, qytete historike, ishuj përrallorë dhe atmosferë autentike mesdhetare ju presin në këtë aventurë të paharrueshme. Relaksohuni buzë detit, eksploroni bukuritë natyrore dhe përjetoni historinë e dy prej destinacioneve më të vizituara në Kroaci dhe Mal të Zi. 🌊🏰✨
🏖️ Rreth Villas Plat Resort
I vendosur vetëm pak minuta larg Dubrovnikut dhe i rrethuar nga gjelbërimi mesdhetar, Villas Plat Resort ofron kombinimin perfekt mes relaksit, natyrës dhe komoditetit. Një zgjedhje ideale për pushuesit që kërkojnë qetësi dhe pushime pranë detit në një atmosferë të ngrohtë dhe elegante. 🌿
🛏️ Resorti ofron studio dhe apartamente komode, të pajisura me kuzhinë të vogël, banjo private, ajër të kondicionuar dhe ballkone me pamje nga deti ose kopshtet përreth.
🏊♀️ Pishina panoramike me pamje nga Adriatiku krijon ambientin perfekt për relaks dhe momente freskie gjatë ditës.
🍽️ Brenda resortit ndodhen restoranti dhe bari, ku mund të shijoni specialitete kroate, kuzhinë ndërkombëtare dhe mbrëmje të këndshme buzë detit.
🏖️ Resorti ka akses të drejtpërdrejtë në plazh, ideal për familje, çifte dhe të gjithë ata që duan të largohen nga zhurma e qytetit dhe të shijojnë qetësinë e rivierës kroate.
📅 Datat e udhëtimit:
Qershor:
24 – 28 » 299 €/person
Korrik:
1 – 5, 8 – 12, 15 – 19, 22 – 26 » 329 €/person
29 Korrik – 2 Gusht » 329 €/person
Gusht:
5 – 9, 12 – 16, 19 – 23, 26 – 30 » 349 €/person
Shtator:
31 Gusht – 4 Shtator » 299 €/person
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
📍 Lezhë – ora 07:00
📍 Shkodër – ora 07:45
🚍 Nisja drejt Malit të Zi nëpërmjet pikës doganore të Muriqanit.
☕ Pas procedurave doganore ndalesë për kafe dhe mëngjes gjatë rrugës.
⛵ Vazhdimi i udhëtimit drejt Tivatit dhe vizitë e shkurtër në Porto Montenegro, një nga marinat më luksoze në Ballkan, e njohur për jahtet prestigjioze dhe panoramën elegante të bregdetit.
🚍 Më pas vazhdojmë drejt Dubrovnikut me kalim me traget nga Tivati, duke shijuar pamjet fantastike të Adriatikut gjatë rrugës.
🏨 Mbërritja dhe akomodimi në hotel/resort.
🏖️ Pasdite e lirë për të shijuar plazhin, pishinën dhe relaksin pranë resortit.
🍽️ Konsumimi i darkës bufe në hotel.
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
⛵ Opsionale: Tur me anije drejt ishujve magjepsës të arkipelagut Elafiti – Koločep, Lopud & Šipan, ku do të keni mundësi të shijoni plazhet me ujë kristal, natyrën mesdhetare dhe atmosferën relaksuese të ishujve kroatë.
💶 Çmimi: 55€/person
(Përfshihet udhëtimi me anije, dreka dhe pijet gjatë turit.)
🏰 Në vazhdim vizitë në qytetin e vjetër të Dubrovnikut për të përjetuar atmosferën unike dhe bukurinë historike të këtij qyteti mesjetar. ✨
🏨 Kthimi në hotel.
🍽️ Konsumimi i darkës në hotel.
🌙 Opsionale: Në një nga mbrëmjet e qëndrimit mundësi për transfertë drejt qytetit të vjetër të Dubrovnikut.
💶 Çmimi i transfertës: 10€/person.
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏖️ Ditë e lirë për plazh dhe relaks në Mlini, Cavtat ose pranë resortit.
🚍 Transfertat janë të përfshira për të shijuar lirshëm bregdetin dhe atmosferën mesdhetare të zonës. 🌊
☀️ Kohë e lirë për not, shëtitje, relaks apo konsumimin e drekës pranë detit sipas dëshirës suaj.
🍽️ Në mbrëmje konsumimi i darkës në hotel.
🎶 Mbrëmje me muzikë live dhe atmosferë relaksuese sipas programit të hotelit.
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏖️ Ditë e lirë për plazh dhe relaks në zonën e Mlinit ose në 3 plazhet private që ofron resorti. 🌊
☀️ Kohë e lirë për të shijuar detin, pishinën, ambientet e resortit dhe atmosferën e qetë të rivierës kroate.
🍽️ Në mbrëmje konsumimi i darkës në restorantin e hotelit.
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel dhe përgatitja për nisje.
🚍 Pas check-out nisemi drejt Malit të Zi, duke shijuar edhe një herë panoramat e mrekullueshme të bregdetit Adriatik. 🌊
🏖️ Ndalesë në Budva për pushim, shëtitje dhe konsumimin e drekës.
🚍 Vazhdimi i udhëtimit drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes, pas një eksperience të paharrueshme në bregdetin Dalmat. ✨