Rreth udhëtimit
2 Ditë mes Alpeve Shqiptare ✨🏔
Arratisu për një fundjavë mes natyrës spektakolare të veriut shqiptar! 🌿
Valbona të pret me ajër të pastër, panorama alpine, ujëvara kristaline dhe qetësinë magjike të maleve. Ky udhëtim kombinon bukurinë e luginës së Valbonës me lundrimin fantastik në Liqenin e Komanit – një nga perlat natyrore më mbresëlënëse në Shqipëri. 🚤⛰️
Një eksperiencë perfekte për relaks, foto të paharrueshme dhe energji pozitive mes natyrës! 🤩
📍 Destinacionet: Gjakovë – Valbonë – Bajram Curri – Liqeni i Komanit
💶 Çmimi: 7900 Lekë / Person
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 23 – 24 , 30 – 31
Qershor: 6 – 7 , 13 – 14 , 20 – 21 , 27 – 28
Korrik: 4 – 5 , 11 – 12 , 18 – 19 , 25 – 26
🕕 Nisja:
📍 Durrës – Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – Ora 06:00 (Universiteti Logos)
☕ Ndalesë për kafe gjatë rrugës
🛂 Kalimi i kufirit në Morinë dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Kosovës
🏘 Ndalesa e parë në Gjakovë
Vizitë në Çarshinë e Madhe, një nga zonat më karakteristike dhe historike të qytetit. Kohë e lirë për shëtitje dhe konsumimin e drekës. 🍽✨
🏔 Vazhdimi i udhëtimit drejt Valbonës
Gjatë rrugës do të shijojmë panoramën spektakolare të Alpeve Shqiptare. Pas mbërritjes bëhet akomodimi në bujtinë dhe një pushim i shkurtër. 🌿
💦 Vizitë te Ujëvara e Rrogamit
Një nga atraksionet natyrore më të bukura të zonës. Për personat që dëshirojnë, mundësi për ecje të shkurtër në natyrë dhe shijimin e panoramës së luginës së Valbonës. 🚶♂️⛰️
🌙 Në mbrëmje:
🍽 Konsumimi i darkës në bujtinë
🎶 Atmosferë festive dhe muzikë e organizuar nga hoteli
Dita 2: Bajram Curri – Liqeni i Komanit(me traget) – Tiranë
🌄 Konsumimi i mëngjesit në bujtinë dhe nisja për eksplorimin e atraksioneve kryesore të Valbonës. ☕🍳
🪵 Ndalesë te mulliri shumëvjeçar i Valbonës
Një simbol i traditës dhe historisë së zonës, ku do të njihemi më nga afër me kulturën lokale dhe jetesën tradicionale të Alpeve Shqiptare.
🏞 Vazhdimi drejt Liqenit të Xhemes
Ecje e shkurtër mes natyrës së mrekullueshme të parkut kombëtar dhe kohë për foto në një nga pikat më të bukura të Valbonës. 📸🌿
☕ Ndalesë në Bajram Curri
Kohë e lirë për kafe dhe pushim të shkurtër në qytet.
🚢 Nisja drejt Fierzës dhe shëtitja me traget në Liqenin e Komanit
Një eksperiencë fantastike që zgjat rreth 2 orë e 30 minuta, mes peisazheve spektakolare që shpesh krahasohen me fjordet norvegjeze. ⛰🌊
🍽 Konsumimi i drekës në Vau i Dejës dhe më pas nisja për kthim drejt Tiranës & Durrësit.
✨ Përfundimi i një fundjave të paharrueshme mes natyrës, ajrit të pastër dhe bukurive magjike të Alpeve Shqiptare.
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.