Rreth udhëtimit
Zbuloni magjinë e Thethit, një nga destinacionet më mbresëlënëse të Alpeve Shqiptare, ku natyra e egër, ajri i pastër dhe tradita karakteristike krijojnë një eksperiencë të paharrueshme. 🏔️✨
I rrethuar nga male madhështore dhe peizazhe spektakolare, Thethi është vendi ideal për të kaluar një fundjavë ndryshe mes qetësisë, aventurës dhe bukurisë natyrore. Gjatë këtij udhëtimi do të vizitoni disa nga atraksionet më ikonike të zonës, duke përjetuar nga afër historinë dhe kulturën alpine shqiptare.
Nga Kisha simbolike e Thethit dhe Kulla e Ngujimit, deri tek Ujëvara e Grunasit dhe mrekullia natyrore e Syrit të Kaltër, çdo moment do të jetë një kujtim i veçantë. 🌿💙
📍 Destinacioni: Theth – Alpet Shqiptare
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16 – 17, 23 – 24, 30 – 31.
Qershor: 6 – 7, 13 – 14, 20 – 21, 27 – 28.
Korrik: 4 – 5, 11 – 12, 18 – 19, 25 – 26.
💶 Çmimi:
• 6900 Lekë / person – akomodim në dhomë treshe ose katërshe
• 7200 Lekë / person – akomodim në dhomë dyshe
Dita 1: Tiranë – Shkodër – Theth
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍Shkodër – ora 07:15 (Celësi, Bexhisteni)
☕ Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë për kafe dhe pushim.
📍 Ndalesë panoramike në Qafë Thore, një nga pikat më të bukura të Alpeve Shqiptare, ku do të kemi mundësi për fotografi dhe për të shijuar pamjen mahnitëse të luginës së Bogës. 📸🏔️
📍 Mbërritja në Theth dhe kohë e lirë për drekë në bujtinat tradicionale të zonës (opsionale).
🏡 Sistemimi në bujtinë dhe kohë e shkurtër për pushim.
Më pas nisemi për të vizituar disa nga atraksionet më karakteristike të Thethit:
• Kisha e Thethit
• Kulla e Ngujimit
• Ujëvara e Grunasit – ecje rreth 30–40 minuta, nivel mesatar 🌿
🍽️ Darka tradicionale në bujtinë.
🔥 Në mbrëmje do të organizohen aktivitete festive pranë zjarrit, me muzikë, lojëra dhe atmosferë të këndshme për grupin. ✨
Dita 2: Theth – Syri i Kaltër – Tiranë
🍽️ Mëngjesi në bujtinë.
🚐 Nisja me transport lokal drejt atraksioneve natyrore të zonës:
• Vaskat e Gurit
• Syri i Kaltër i Thethit – ecje rreth 30–40 minuta, nivel mesatar 💙
Pas vizitave dhe kohës së lirë për fotografi e relaks, largohemi nga Thethi drejt Shkodrës.
🍽️ Ndalesë në Shirokë për drekë buzë liqenit (opsionale).
🚍 Nisja drejt Tiranës dhe Durrësit.
🕘 Mbërritja në mbrëmje.