Rreth udhëtimit
Festoni Festat e Nëntorit me një udhëtim të paharrueshëm në tri prej destinacioneve më tërheqëse të rajonit: Stamboll, Selanik dhe Sofje!
Një eksperiencë e veçantë që ndërthur historinë, kulturën, arkitekturën dhe atmosferën unike të secilit qytet. Nga madhështia e Stambollit, ku Lindja takohet me Perëndimin, te bukuria mesdhetare e Selanikut dhe eleganca historike e Sofjes, ky itinerar ju fton të zbuloni vende magjepsëse dhe të krijoni kujtime të paharrueshme.
Gjatë këtij udhëtimi pesëditor do të keni mundësinë të shijoni pamjet spektakolare të Bosforit, të eksploroni pazaret tradicionale të Stambollit, të shëtisni përgjatë bregdetit të Selanikut dhe të njiheni me monumentet dhe atraksionet më të rëndësishme të kryeqytetit bullgar.
Pesë ditë plot zbulime, shëtitje, blerje dhe momente të bukura, në një udhëtim të organizuar për ta kthyer fundin e nëntorit në një eksperiencë të veçantë.
Çmimi: 169 €/personb (1 natë në Selanik| 2 netë në Stamboll , 1 natë në Sofie )
Datat e udhetimit
Nëntor: 26 - 30
Dita 1: Tirane - Selanik
🕔 Ora 05:00 – Nisja nga Tirana, pranë Universitetit Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Udhëtimi ynë nis drejt Selanikut, një prej qyteteve më të bukura dhe më të gjalla të Greqisë. Gjatë rrugës do të realizojmë një ndalesë për kafe dhe mëngjes, përpara se të vazhdojmë udhëtimin drejt destinacionit tonë të parë.
Pas mbërritjes në Selanik dhe akomodimit në hotel, do të nisim eksplorimin e qytetit, duke vizituar disa prej atraksioneve të tij më të njohura:
Kulla e Bardhë – Simboli historik i Selanikut, i vendosur buzë detit, nga ku mund të shijohen pamje panoramike mbi Gjirin Thermaik.
Monumenti i Aleksandrit të Madh – Një prej monumenteve më mbresëlënëse të qytetit, kushtuar figurës legjendare të Aleksandrit të Madh.
Çadrat e Selanikut – Instalacioni artistik ikonë përgjatë shëtitores bregdetare, një nga vendet më të fotografuara të qytetit.
Sheshi Aristotel – Zemra e Selanikut, i njohur për arkitekturën elegante, kafenetë dhe atmosferën e gjallë.
Kisha e Shën Dhimitrit dhe Forumi Romak – Dy prej dëshmive më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit.
Pas vizitave, kohë e lirë për shëtitje, blerje dhe konsumimin e darkës, duke shijuar gastronominë tradicionale dhe atmosferën e veçantë të mbrëmjes greke.
🏨 Akomodimi dhe fjetja në hotel në Selanik.
Dita 2: Selanik - Stamboll
Dita nis me konsumimin e mëngjesit në hotel, pas së cilës do të vazhdojmë udhëtimin drejt Stambollit, qytetit magjepsës ku historia, kultura dhe moderniteti ndërthuren në mënyrë unike.
Gjatë rrugës do të realizojmë ndalesa të shkurtra për pushim, duke vijuar më pas drejt një prej atraksioneve më të veçanta të Stambollit.
🐠 Vizitë në Akuariumin e Stambollit (Istanbul Aquarium) – Një nga akuariumet tematike më të njohura në botë, i cili ofron një eksperiencë mbresëlënëse përmes ekosistemeve të ndryshme ujore. Vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë mijëra krijesa detare, specie ekzotike dhe ambiente të realizuara për të pasqyruar botën nënujore.
Pas përfundimit të vizitës, do të vazhdojmë drejt hotelit për akomodimin dhe pushimin.
Mbrëmja do të jetë e lirë për të eksploruar qytetin, për të shijuar kuzhinën tradicionale turke, për shëtitje dhe për të përjetuar atmosferën e veçantë të Stambollit nën dritat e mbrëmjes.
🏨 Akomodimi dhe fjetja në hotel në Stamboll.
Dita 3: Stamboll
Dita nis me konsumimin e mëngjesit në hotel, për të vijuar më pas me një program të pasur vizitash në disa prej atraksioneve më të bukura dhe karakteristike të Stambollit.
Vizita jonë e parë do të jetë në Kodrën Pierre Loti, një nga pikat panoramike më të njohura të qytetit. Këtu do të kemi mundësinë të shijojmë një udhëtim të shkurtër me teleferik dhe pamjet mahnitëse mbi Bririn e Artë (Golden Horn).
Më pas do të eksplorojmë lagjen historike Balat, të njohur për rrugicat me kalldrëm, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën autentike. Kjo lagje është bërë veçanërisht e famshme edhe përmes serialeve turke, përfshirë Çukur.
Udhëtimi vazhdon drejt Eminönü, një prej zonave më historike dhe më të gjalla të Stambollit. Nga këtu do të kemi mundësinë të realizojmë një shëtitje me anije në Bosfor, për rreth një orë, duke admiruar pallatet madhështore, urat ikonike dhe panoramën unike që bashkon dy kontinente, Evropën dhe Azinë.
Pas kësaj eksperience, do të drejtohemi drejt Sheshit Taksim, ku do të kemi kohë të lirë për konsumimin e drekës dhe për të eksploruar rrugën e famshme Istiklal, të njohur për dyqanet, kafenetë, arkitekturën historike dhe atmosferën plot gjallëri.
Gjatë programit do të realizojmë gjithashtu një ndalesë në një dyqan me produkte tradicionale turke, ku do të mund të gjeni bakllava, llokume, suxhuk tradicional, ëmbëlsira dhe suvenire karakteristike.
Pas përfundimit të vizitave, rikthehemi në hotel për pushim dhe përgatitje për një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimit.
Për ata që dëshirojnë ta përjetojnë Stambollin edhe më magjik, ofrohet mundësia e pjesëmarrjes në një mbrëmje tradicionale turke mbi ujërat e Bosforit.
Një eksperiencë festive me muzikë, valle, shfaqje artistike dhe argëtim, ndërsa shijoni pamjet spektakolare të Stambollit të ndriçuar gjatë natës. Programi vazhdon deri rreth mesnatës.
💶 Çmimi: 35 €/person (Opsionale)
Në çmim përfshihen:
Transporti nga hoteli për aktivitetin
Darka gjatë mbrëmjes
Pije pa limit
Program muzikor dhe shfaqje tradicionale
🏨 Rikthimi dhe fjetja në hotel në Stamboll.
Dita nis me konsumimin e mëngjesit në hotel, për të vijuar më pas me vizitat në zemër të Stambollit historik, aty ku ndërthuren trashëgimia bizantine dhe madhështia e Perandorisë Osmane.
Do të drejtohemi drejt Sheshit Sultanahmet, një prej zonave më të rëndësishme historike dhe turistike të qytetit, ku do të zbulojmë disa prej monumenteve më ikonike të Stambollit:
Xhamia Blu (Sultanahmet Camii) – Një kryevepër e arkitekturës osmane, e njohur për gjashtë minaret e saj dhe dekorimet e mrekullueshme me pllaka qeramike blu.
Hipodromi i Kostandinopojës – Një hapësirë historike që dikur shërbente si qendër e garave dhe ceremonive madhështore të Perandorisë Bizantine.
Shën Sofia (Hagia Sophia) – Një nga monumentet më të famshme në botë, me histori shekullore dhe arkitekturë mbresëlënëse, simbol i trashëgimisë kulturore dhe fetare të Stambollit.
Pas përfundimit të vizitave, do të largohemi nga Stambolli për të vazhduar udhëtimin drejt Sofjes, kryeqytetit të Bullgarisë. Gjatë rrugës do të realizojmë ndalesa të shkurtra për pushim dhe rifreskim.
Me mbërritjen në Sofje, do të bëhet akomodimi në hotel, ndërsa mbrëmja do të jetë e lirë për të zbuluar atmosferën e qytetit, për shëtitje në qendër dhe për të shijuar gastronominë vendase.
🏨 Akomodimi dhe fjetja në hotel në Sofje.
Dita e fundit e udhëtimit nis me konsumimin e mëngjesit në hotel, përpara se të vazhdojmë me eksplorimin e Sofjes, kryeqytetit të Bullgarisë, një qytet që ndërthur historinë mijëravjeçare, arkitekturën mbresëlënëse dhe atmosferën moderne evropiane.
Gjatë vizitës në qendrën historike të qytetit do të kemi mundësinë të admirojmë disa prej atraksioneve më të njohura të Sofjes, si:
Katedralja Aleksandër Nevski – Një nga simbolet më të rëndësishme të Bullgarisë, e njohur për kupolat madhështore dhe arkitekturën e saj mbresëlënëse.
Kisha e Shën Sofisë – Një monument historik me rëndësi të veçantë, prej së cilës qyteti ka marrë edhe emrin e tij.
Sheshi i Pavarësisë – Një nga hapësirat qendrore të qytetit, e rrethuar nga ndërtesa historike dhe institucione të rëndësishme.
Bulevardi Vitosha – Rruga më e njohur për shëtitje dhe blerje, me dyqane, kafene dhe pamje drejt malit Vitosha.
Pas përfundimit të vizitave, do të nisemi drejt Shqipërisë, duke realizuar ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe rifreskim.