Rreth udhëtimit
✨ Përjetoni një aventurë të paharrueshme 4-ditore drejt dy prej qyteteve më ikonike të rajonit – Stambollit dhe Selanikut.
🌍 Udhëtimi nis drejt metropolit magjepsës të Stambollit, qytetit unik që lidh Europën me Azinë, ku historia, kultura dhe moderniteti ndërthuren në mënyrë perfekte. Gjatë qëndrimit do të eksploroni lagjet historike dhe moderne të qytetit, do të shijoni panoramën mahnitëse nga kodra Pierre Loti dhe do të vizitoni Akuariumin tematik, një nga më të mëdhenjtë në botë. 🌊✨
⛴️ Një nga eksperiencat më të bukura të këtij udhëtimi do të jetë shëtitja me anije në Ngushticën e Bosforit, ku do të admironi pamjet spektakolare të qytetit dhe pallateve buzë ujit. Gjithashtu do të vizitojmë edhe Pallatin madhështor Dolmabahçe, simbol i luksit dhe historisë osmane. 🏰
🎶 Atmosfera bëhet edhe më speciale me Natën Turke, një mbrëmje festive me muzikë tradicionale, kërcime dhe atmosferë magjike gjatë lundrimit në Bosfor.
🕌 Në ditën e tretë do të zbulojmë zemrën historike të Stambollit me vizita në:
• Xhaminë Blu
• Shën Sofinë
• Pallatin Topkapi
• Grand Bazaar – tregun më të famshëm dhe më të madh tradicional në Turqi
Në kthim do të ndalemi në Selanik, ku do të vizitojmë Kullën e Bardhë dhe sheshin Aristotelous, përpara rikthimit në Shqipëri me kujtime të paharrueshme nga ky udhëtim fantastik. ✨
💶 Çmimi:
79€/personi – Hotel 3★
109€/personi – Hotel 3/4★
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 14 – 17, 21 – 24, 28 – 31
Qershor: 4 – 7, 11 – 14, 18 – 21, 25 – 28
Korrik: 2 – 5, 9 – 12, 16 – 19, 23 – 26, 30 Korrik – 3 Gusht
Gusht: 9 – 12, 16 – 19, 23 – 26, 30 Gusht – 2 Shtator
⚠️ Nisja për këtë udhëtim bëhet 1 ditë para datës së publikuar.
Dita 1: Tirane-Stamboll
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 16:30 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 18:00 (Përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
📍 Elbasan – ora 19:00 (Kryqëzimi i Cerrikut)
📍 Pogradec – ora 21:00
📍 Korçë – ora 21:30
🚍 Vazhdimi i udhëtimit drejt Stambollit nëpërmjet pikës doganore të Kapshticës.
🌙 Udhëtimi realizohet gjatë natës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim, kafe dhe konsumimin e vakteve. ☕
🏙️ Mbërritja në Stamboll rreth orëve të mesditës.
🏨 Akomodimi në hotel pas orës 15:00.
✨ Kohë e lirë për të shijuar qytetin nën sugjerimet dhe asistencën e guidës.
Dita 2: Stamboll, turi i qytetit
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🌆 Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat në Stamboll, duke nisur me kodrën Pierre Loti, një nga pikat panoramike më të bukura të qytetit.
🚠 Ngjitje dhe zbritje me teleferik, ndërsa shijojmë pamjen fantastike mbi Bririn e Artë dhe qytetin historik të Stambollit. ✨
🏘️ Më pas vizitë në lagjen karakteristike Balat, e njohur ndryshe edhe si lagjja “Cukur”, e famshme për shtëpitë shumëngjyrëshe, rrugicat autentike dhe atmosferën artistike.
🐠 Vizita e radhës do të jetë në Akuariumin e Stambollit, akuariumin tematik më të madh në botë, me rreth 1500 specie të ndryshme detare dhe ambiente tematike mbresëlënëse. 🌊
⛴️ Vazhdimi i programit me shëtitje me anije në Ngushticën e Bosforit, ku për rreth 1.5 orë do të shijojmë pamjet e pallateve historike, vilave moderne dhe ndarjen simbolike mes dy kontinenteve – Europës dhe Azisë.
💶 Çmimi: 15€/person
(Shëtitja me anije është e detyrueshme dhe paguhet në zyrë.)
🏰 Më pas vazhdojmë me vizitë panoramike nga jashtë të Pallatit Dolmabahçe, një nga pallatet mbretërore më luksoze në botë.
📌 Personat që dëshirojnë mund ta vizitojnë edhe në brendësi privatisht, duke njoftuar paraprakisht guidën.
🛍️ Vizita vazhdon në sheshin Taksim, një nga zonat më të famshme dhe më të gjalla të Stambollit.
☀️ Kohë e lirë për:
• Konsumimin e drekës
• Shopping
• Vizitë te Kulla Galata, një nga simbolet më të njohura të qytetit
🏨 Në mbrëmje rikthimi në hotel dhe përgatitja për Natën Turke.
🎶 Një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimit është Turkish Show – një mbrëmje festive me muzikë, valle tradicionale dhe atmosferë magjike në ujërat e Bosforit deri pas mesnate. ✨
💶 Opsionale: 35€/person
(Përfshihet transporti nga hoteli, darka dhe pijet pa limit.)
Dita 3: Zona historike
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🌆 Pas mëngjesit vazhdojmë eksplorimin e Stambollit me vizitë në pjesën aziatike të qytetit.
📍 Ndalesa e parë do të jetë në Kodrën Çamlica, pika më e lartë panoramike e Stambollit, nga ku do të shijojmë pamje mahnitëse të qytetit dhe Bosforit. ✨
🕌 Vizitë në Xhaminë Çamlica, xhamia më e madhe në Turqi dhe një nga ndërtimet më moderne e madhështore të vendit.
🚍 Më pas rikthehemi në pjesën europiane të qytetit dhe vazhdojmë drejt zonës historike të Stambollit.
📍 Gjatë vizitës do të eksplorojmë:
• Xhaminë Blu – një nga monumentet më ikonike të qytetit
• Bazilikën e Shën Sofisë – kryevepra madhështore e botës ortodokse, e kthyer së fundmi në xhami
• Sarajet e Topkapisë (opsionale për vizitë në brendësi) 🏰
🛍️ Vazhdimi i programit me vizitë dhe shopping në Grand Bazaar, një nga tregjet më të vjetra dhe më të mëdha në botë, i njohur si një nga qendrat e para tregtare në histori.
☀️ Kohë e lirë për eksplorim, blerje dhe shijimin e atmosferës unike të Stambollit nën sugjerimet e guidës.
Dita 4: Stamboll-Selanik-Tirane
🌅 Nisja herët në mëngjes drejt Shqipërisë, duke marrë me vete mëngjesin e paketuar nga hoteli.
🛂 Pas procedurave doganore vazhdojmë drejt Selanikut, ku do të kemi ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në qytet.
📍 Kohë për shëtitje pranë Kullës së Bardhë, sheshit Aristotelous dhe qendrës së qytetit. ✨
🚍 Më pas nisemi drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
🕘 Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:00.
📌 Oraret mund të ndryshojnë në varësi të trafikut dhe procedurave doganore.
🙏 Fundi i shërbimit tonë.