Rreth udhëtimit
Zbuloni perlat e jugut të Shqipërisë në një udhëtim plot histori, natyrë dhe relaks! ☀️🏝
Nga rrugicat karakteristike të Gjirokastrës dhe mrekullia natyrore e Syrit të Kaltër, deri te ujërat kristal të Ksamilit dhe historia antike e Butrintit – ky udhëtim është kombinimi perfekt i aventurës dhe pushimit. 🤩
🏨 Akomodimi realizohet në Sarandë, ku do të shijoni atmosferën e qetë bregdetare dhe mbrëmjet relaksuese pranë detit. 🌅
📍 Destinacionet: Sarandë – Ksamil – Butrint – Gjirokastër
💶 Çmimi: 4900 Lekë / Person
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 23 – 24 , 30 – 31
Qershor: 6 – 7 , 13 – 14 , 20 – 21 , 27 – 28
Korrik: 4 – 5 , 11 – 12 , 18 – 19 , 25 – 26
🕕 Nisja:
📍 Tiranë – Ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍 Durrës – Ora 06:40 (Stacioni i Trenit / Plepa)
☕ Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës për konsumimin e kafes së mëngjesit.
🏛 Mbërritja në Gjirokastër – qyteti muze i UNESCO-s
Gjatë vizitës do të eksplorojmë disa nga pikat më karakteristike të qytetit:
✨ Qafa e Pazarit – rrugica me kalldrëm dhe dyqane tradicionale
🏰 Kalaja e Gjirokastrës – kështjellë madhështore me pamje panoramike
📚 Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë – vendlindja e shkrimtarit të njohur shqiptar
🏠 Shtëpia e Enver Hoxhës – ndërtesë historike e periudhës komuniste
🍽 Kohë e lirë për konsumimin e drekës në qytet.
💙 Vazhdimi i udhëtimit drejt Syrit të Kaltër
Një nga mrekullitë natyrore më të bukura të jugut të Shqipërisë, i famshëm për ujin kristal dhe ngjyrat magjepsëse. 🌿
🌊 Nisja drejt Sarandës dhe akomodimi në hotel.
🌙 Në mbrëmje:
Kohë e lirë për darkë dhe shëtitje në pedonalen e qytetit, duke shijuar atmosferën relaksuese buzë detit. ✨
🏰 Vizitë opsionale në Kalanë e Lëkurësit.
Dita 2: Sarande-Ksamil-Tirane
🍳 Konsumimi i mëngjesit në restorantin e hotelit dhe nisja drejt një prej destinacioneve më të rëndësishme historike në Shqipëri. ✨
🏛 Vizitë në Parkun Kombëtar të Butrintit
Një sit i mbrojtur nga UNESCO, ku historia dhe natyra ndërthuren në mënyrë perfekte. Gjatë vizitës do të eksplorohen:
🎭 Teatri antik
🌀 Baptisteri me mozaikët unikë
🧱 Muret rrethuese të qytetit
🏰 Kalaja Veneciane
Një eksperiencë kulturore mes qytetërimeve të lashta dhe peizazheve mahnitëse të zonës. 🌿
🌊 Vazhdimi drejt Ksamilit
Kohë e lirë për kafe, shëtitje apo konsumimin e drekës në ambientet relaksuese buzë detit, me pamje nga ishujt karakteristikë të Ksamilit. ☀️
🚍 Në orët e pasdites nisja për kthim drejt Tiranës dhe Durrësit, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe konsumimin e kafes. ☕
🕘 Mbërritja në Tiranë & Durrës në mbrëmje, duke përmbyllur një fundjavë plot histori, kulturë dhe bukuri natyrore. ✨