Rreth udhëtimit
Përjetoni disa ditë të paharrueshme në rivierën shqiptare, mes ujërave kristal të Jonit dhe destinacioneve më të bukura të jugut të Shqipërisë.
Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni plazhet e mrekullueshme të Ksamilit, do të vizitoni Syrin e Kaltër dhe qytetin historik të Gjirokastrës, si edhe do të shijoni një tur fantastik me anije përgjatë bregdetit Krorez – Kakome – Kepi i Qefalit. Eksperienca plotësohet me momente relaksi në plazhet magjepsëse të Dhërmiut dhe Sarandës.
Një kombinim perfekt i detit, natyrës, relaksit dhe aventurës për pushimet tuaja verore.
📍 Destinacionet:
Sarandë – Ksamil – Syri i Kaltër – Gjirokastër – Krorez – Kakome – Kepi i Qefalit – Dhërmi
📅 Datat & Çmimet:
🌊 KORRIK – 179€ / Person
6 – 10, 13 – 17, 20 – 24, 27 – 31
🌊 GUSHT – 199€ / Person
3 – 7, 10 – 14, 17 – 21, 24 – 28
Dita 1: Tirane-Dhermi-Sarande
🕕 Nisja:
• Tiranë – Nisja në orën 06:30, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, te Universiteti Logos.
• Durrës – Nisja nga Plepat në orën 07:10.
☕ Gjatë rrugës do të realizohet një ndalesë e shkurtër për pushim dhe freskim.
🌊 Plazh në Dhërmi
Mbërritja në Dhërmi dhe kohë e lirë për relaks në një nga plazhet më të bukura të rivierës shqiptare. Shijoni ujërat kristal të Jonit dhe atmosferën verore deri rreth orës 17:00.
🚍 Në orët e pasdites nisja drejt Sarandës.
🏨 Akomodimi në hotel në Sarandë
Pas sistemimit në dhoma, mundësi për konsumimin e darkës në hotel ose në restorante lokale pranë bregdetit.
🌙 Mbrëmje e lirë në Sarandë
Kohë për shëtitje në bulevardin e qytetit, kafe buzë detit ose aktivitete të ndryshme argëtuese sipas dëshirës.
Dita 2: Sarande-Ksamil
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🌊 Pas mëngjesit nisemi drejt Ksamilit, një nga perlat më të bukura të rivierës shqiptare.
🏝 Plazh në Ksamil gjatë gjithë ditës
Ujëra kristal, rërë e bardhë dhe ishujt karakteristikë e bëjnë Ksamilin një destinacion perfekt për relaks dhe pushime verore. Kohë e lirë për të shijuar plazhin, restorantet buzë detit dhe atmosferën verore të zonës. ☀️
🚤 Mundësi për shëtitje me skaf drejt ishujve të Ksamilit (Opsionale).
🏨 Kthim në hotel në orët e pasdites pas një dite plot relaks dhe kënaqësi.
🍽️ Darkë dhe mbrëmje e lirë për shëtitje, kafe apo relaks buzë detit në Sarandë.
Dita 3: Sarande-Peme e thate(Ksamil)
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏖️ Pas mëngjesit, do të keni mundësinë të zgjidhni plazhin që preferoni për të kaluar ditën:
🌊 Ksamil
🌿 Pema e Thatë
🪨 Shpella e Pllumbave
🐚 Plazhi i Pulebardhave
Kohë e lirë për relaks, plazh dhe shijimin e ujërave kristal të rivierës shqiptare. ☀️
🏨 Kthim në hotel në orët e pasdites dhe kohë për pushim.
🏰 Vizitë opsionale në Kalanë e Lëkurësit
Mundësi për të shijuar perëndimin spektakolar të diellit dhe panoramën mahnitëse mbi qytetin e Sarandës, detin Jon dhe ishullin e Korfuzit. ☕🌅
🍽️ Darkë dhe mbrëmje e lirë në qytet.
Dita 4: Krorez-Kakome-Kepi i Qefalit
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
⛵ Tur me anije nga orët e mëngjesit deri në pasdite drejt disa prej perlave më të bukura të rivierës shqiptare:
🌊 Krorez
🏝 Kakome
⛰ Kepi i Qefalit
Gjatë turit do të eksploroni gjire të fshehta, plazhe të virgjëra dhe ujëra kristal të jugut të Shqipërisë. Një eksperiencë perfekte për adhuruesit e detit dhe aventurës. ☀️
💶 Çmimi i turit me anije: 25€ / Person (Opsionale)
🏖 Për personat që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e turit me anije, mundësi për qëndrim të lirë në plazhin e Sarandës dhe shijimin e qytetit.
🏨 Kthim në hotel në orët e pasdites pas një eksperience të paharrueshme.
🍽️ Konsumimi i darkës dhe mbrëmje e lirë në qytet.
Dita 5: Sarande-Syri i Kalter-Gjirokaster-Tirane
🍳 Konsumimi i mëngjesit në hotel dhe nisja drejt një prej mrekullive natyrore më të bukura të jugut të Shqipërisë.
💙 Vizitë në Syrin e Kaltër
Kohë e lirë për të shijuar natyrën, ujërat kristal dhe atmosferën magjepsëse të këtij destinacioni unik. 🌿
🏛️ Vazhdimi i udhëtimit drejt Gjirokastrës
Vizitë në qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i njohur për historinë, arkitekturën karakteristike dhe atmosferën tradicionale.
🍽️ Kohë e lirë për konsumimin e drekës dhe shëtitje në qytet.
🚌 Në orët e pasdites nisja për kthim drejt Durrësit dhe Tiranës, me mbërritje në mbrëmje pas një eksperience të paharrueshme në rivierën shqiptare.