Rreth udhëtimit
Përjetoni një fundjavë ndryshe mes historisë, spiritualitetit dhe bukurive natyrore në zemër të Bosnje-Hercegovinës. ✨
Ky udhëtim 2-ditor ju çon drejt Mostarit, qytetit simbol të kulturës dhe historisë ballkanike, i njohur për urën ikonike dhe atmosferën unike të qytetit të vjetër. Më pas do të vizitoni Medjugorjen, një nga destinacionet më të njohura pelegrinazhi në Europë, vend i qetësisë shpirtërore dhe reflektimit.
Aventura plotësohet me vizitën në Ujëvarat e Kravicës, një nga mrekullitë natyrore më të bukura të rajonit, ku natyra dhe relaksi krijojnë një eksperiencë të paharrueshme. 🌿💦
📍 Destinacionet: Mostar & Medjugorje – Bosnje dhe Hercegovinë
💶 Çmimi: 69€ / person
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16 – 17, 23 – 24, 30 – 31.
Qershor: 6 – 7, 13 – 14, 20 – 21, 27 – 28.
Korrik: 4 – 5, 11 – 12, 18 – 19, 25 – 26.
Dita 1: Tiranë – Mostar – Medjugorje
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 05:30 (Universiteti Logos)
📍 Shkodër - 07:00 ( Celësi, Bexhisteni)
🚍 Nisja drejt Bosnje-Hercegovinës, me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës për kafe dhe pushim. ☕
📍 Mbërritja në Mostar, një nga qytetet më të bukura dhe historike të Ballkanit. Gjatë vizitës do të eksplorojmë:
• Urën e famshme të Mostarit, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s
• Pazarin dhe rrugën karakteristike të zejtarëve
• Xhaminë e Koski Mehmed Pashës
• Katedralen moderne të qytetit
🍽️ Kohë e lirë për drekë dhe shëtitje në qytetin e vjetër.
🚍 Pasdite vazhdojmë udhëtimin drejt Medjugorjes.
🏨 Akomodimi në hotel dhe kohë e shkurtër për pushim.
Më pas nisemi për të vizituar vendet më të rëndësishme shpirtërore të Medjugorjes:
• Kishën e Shën James
• Statujën e Mbretëreshës së Paqes
• Statujën e Krishtit të Ngjallur, e njohur për fenomenin e lotëve që rrjedhin në mënyrë të pashpjegueshme
🍽️ Kthimi në hotel dhe konsumimi i darkës në restorantin e hotelit. ✨
Dita 2: Medjugorje – Ujëvarat e Kravicës – Shqipëri
🍽️ Mëngjesi në hotel.
🚶♀️ Vizitë në vendin e shfaqjes së Shën Mërisë, me ecje rreth 30 minuta.
📍 Vazhdimi i udhëtimit drejt Ujëvarave të Kravicës, një nga destinacionet natyrore më mbresëlënëse të Bosnje-Hercegovinës. 🌿💦
(Hyrja opsionale: 10€ / person)
Kohë e lirë për fotografi, relaks dhe shijimin e natyrës. 📸
🍽️ Ndalesë gjatë kthimit për konsumimin e drekës (opsionale).
🚍 Nisja drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes.