Rreth udhëtimit
🏔️ Një fundjavë mes natyrës magjepsëse të Alpeve Shqiptare dhe bukurive alpine të Malit të Zi!
Zbuloni qetësinë dhe freskinë e Lepushës, Vermoshit, Plavës dhe Gucisë, në një udhëtim perfekt për adhuruesit e natyrës, aventurës dhe relaksit. Gjatë këtij turi do të eksploroni peizazhe mbresëlënëse, burime natyrore kristal të pastra dhe vende unike si Krojet e Ali Pashë Gucisë dhe Syri i Kaltër i Skafkacit. 🌿✨
Një arratisje ideale larg zhurmës së qytetit, mes ajrit të pastër, traditës alpine dhe mikpritjes autentike.
📍 Destinacionet: Lepushë, Vermosh, Plavë & Guci
💶 Çmimi: 70 €/person (Darkë & Mëngjes të përfshira – Mountain View Resort)
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16 – 17, 23 – 24, 30 – 31
Dita 1: Tirane – Lepushë – Plavë
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍 Shkodër – ora 07:30 ( Celësi, Bexhisteni )
🚍 Nisja drejt Alpeve Shqiptare, me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
📍 Vizitë në Leqet e Hotit, një nga pikat panoramike më të bukura të veriut, me pamje mahnitëse mbi luginën dhe malet përreth.
🌿 Vazhdimi i udhëtimit drejt Tamarës dhe Kanionit të Bashkimit, ku do të shijojmë natyrën e egër dhe lumin kristal të zonës.
🏔️ Më pas vizitojmë Lepushën dhe Vermoshin, dy nga fshatrat alpine më të bukura të Shqipërisë, të njohura për peizazhet e virgjëra, ajrin e pastër dhe atmosferën tradicionale malore.
🍽️ Kohë e lirë për konsumimin e drekës në një restorant tradicional të zonës.
🚍 Pasdite vazhdojmë udhëtimin drejt Malit të Zi, duke kaluar nga dogana e Bashkimit.
📍 Mbërritja në Plavë dhe shëtitje pranë liqenit të Plavës, një nga perlat natyrore të zonës alpine. ✨
🏨 Akomodimi në hotel.
🍽️ Darkë tradicionale dhe mbrëmje relaksuese mes qetësisë së natyrës alpine.
Dita 2: Plavë – Vuthaj – Tiranë
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🌿 Pas mëngjesit nisemi drejt Vuthajve, një nga zonat më të bukura alpine të Malit të Zi, e rrethuar nga male madhështore dhe natyrë e paprekur.
📍 Gjatë vizitës do të eksplorojmë:
• Krojet e Ali Pashë Gucisë
• Syrin e Kaltër të Skafkacit – një mrekulli natyrore me ujë kristal të pastër 💧
• Ujvarën e Gerlës – një nga atraksionet më të bukura natyrore të zonës 🌊
📸 Kohë e lirë për fotografi dhe shijimin e natyrës alpine.
🚍 Më pas nisemi drejt Shqipërisë duke kaluar nga pika doganore e Bashkimit.
🍽️ Ndalesë në Tamarë për konsumimin e drekës në një nga restorantet tradicionale të zonës.
🚍 Vazhdimi i udhëtimit drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes.