Rreth udhëtimit
🌊 Përjetoni një aventurë verore 3-ditore mes brigjeve mahnitëse të Jonit, duke zbuluar bukurinë e Pargës, Lefkadës dhe Prevezës.
Ky udhëtim kombinon në mënyrë perfekte relaksin, plazhet me ujë kristal dhe atmosferën tipike greke. Gjatë turit do të shijoni shëtitjet buzë detit në Pargë, plazhet spektakolare të Lefkadës dhe lundrimin drejt disa prej destinacioneve më të bukura të Jonit si Porto Katsiki, Egremni, Meganisi dhe Kefalonia. ☀️⛵
Një eksperiencë ideale për pushime verore, relaks dhe kujtime të paharrueshme mes natyrës dhe detit kristal të Greqisë. ✨
📍 Destinacioni: Lefkada – Parga – Preveza
📅 Datat e udhëtimit:
Qershor: 5 – 7, 12 – 14, 19 – 21, 26 – 28
• Dhomë Triple » 89€/Personi
• Dhomë Double/Twin » 99€/Personi
Korrik: 3 – 5
• Dhomë Triple » 99€/Personi
• Dhomë Double/Twin » 109€/Personi
Gusht: 7 – 9
• Dhomë Triple » 129€/Personi
• Dhomë Double/Twin » 139€/Personi
Shtator: 4 – 6
• Dhomë Triple » 89€/Personi
• Dhomë Double/Twin » 99€/Personi
Dita 1: Tirane-Parga-Lefkada
🕓 Nisja:
📍 Tiranë – ora 04:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
📍 Durrës – ora 04:30 (Stacioni i Trenit)
🚍 Nisja drejt Greqisë nëpërmjet pikës doganore të Qafë Botës, me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
🏖️ Vizita e parë do të jetë në qytetin piktoresk të Pargës, një nga destinacionet më të bukura bregdetare të Jonit.
📍 Gjatë qëndrimit do të kemi mundësi të shijojmë:
• Plazhin dhe detin kristal të qytetit
• Shëtitoren buzë detit
• Kalanë historike të Pargës
• Pazarin dhe rrugicat karakteristike të qytetit ✨
🍽️ Kohë e lirë për konsumimin e drekës në qytet.
🚍 Pasdite vazhdojmë udhëtimin drejt ishullit të Lefkadës.
🏨 Akomodimi në Nirikos Hotel.
🌙 Mbrëmje e lirë për të shijuar tavernat tradicionale, atmosferën dhe gjallërinë e qytetit në shëtitoren kryesore, e cila ndodhet vetëm pak hapa larg hotelit.
Dita 2 : Porti i Nidrit-Egremin-Porto Katski-Kefalonia
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🚍 Pas mëngjesit nisemi drejt Nidrit, një nga qendrat më të njohura turistike të ishullit të Lefkadës.
⛴️ Në orën 10:00 nisemi me anijen “Nidri Star” për të përjetuar turin e famshëm të 7 ishujve, një nga eksperiencat më të bukura në detin Jon. 🌊✨
🏖️ Gjatë lundrimit do të vizitojmë disa nga plazhet më spektakolare të Lefkadës:
• Porto Katsiki
• Egremni
☀️ Kohë për not dhe relaks në ujërat kristal të plazheve më të famshme të ishullit.
🏝️ Vazhdimi i turit drejt ishullit Kefalonia, ishulli më i madh i detit Jon, ku do të ndalemi në fshatin piktoresk të Fiskardos.
🍽️ Kohë e lirë për shëtitje, konsumimin e drekës dhe not.
🏖️ Ndalesa e radhës do të jetë në ishullin Ithaka, ishulli legjendar i Odiseut, ku do të kemi kohë për plazh dhe relaks.
⛵ Në vazhdim do të kalojmë pranë ishujve të familjes Onassis:
• Scorpios
• Scorpidi
• Sparti
• Madouri
🌅 Rreth orës 18:00 kthimi në portin e Nidrit dhe më pas nisja drejt hotelit.
🏨 Kohë për pushim dhe relaks.
🎉 Në mbrëmje, opsionale: party me anije në një plazh të virgjër pranë Lefkadës, me muzikë dhe atmosferë festive deri pas mesnate – një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimit. ✨
💶 Çmimi: 20€/person
(Përfshihet bileta dhe një pije.)
Dita 3 : Lefkada-Preveza-Tirane
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🏖️ Pas mëngjesit nisemi drejt qytetit të Prevezës, ku do të kemi kohë për të shijuar një nga plazhet e bukura të zonës dhe atmosferën relaksuese buzë Jonit. 🌊☀️
🍽️ Kohë e lirë për plazh, shëtitje dhe konsumimin e drekës në qytet.
🚍 Në orët e pasdites nisemi drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
🌙 Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në orët e mbrëmjes, pas 3 ditëve fantastike mes brigjeve mahnitëse të Jonit. ✨