Rreth udhëtimit
Zbuloni magjinë e Alpeve Shqiptare në një aventurë fantastike njëditore drejt disa prej perlave më të bukura të veriut të Shqipërisë. 🌿✨
Ky udhëtim ju fton të eksploroni natyrën e egër dhe panoramat mahnitëse të Vermoshit, qetësinë alpine të Lepushës dhe atmosferën relaksuese të Tamarës. Gjatë gjithë itinerarit do të shijoni ajrin e pastër malor, ndalesa panoramike, traditat lokale dhe peizazhe që të lënë pa fjalë.
Një ditë perfekte për të shkëputur rutinën dhe për të përjetuar bukurinë autentike të veriut shqiptar. 🏔️
📍 Destinacionet: Lepushë – Tamarë – Vermosh
💶 Çmimi: 2000 Lekë / person
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16, 17, 23, 24, 30, 31
🕕 Nisja:
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍Shkodër – ora 07:30 ( Tek Ura e Bunës)
Gjatë udhëtimit do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe pushim. ☕
Ndalesa e parë panoramike do të jetë te Leqet e Hotit, një ndër pikat më të bukura të veriut, ku do të kemi kohë për fotografi dhe për të shijuar pamjen spektakolare të luginës. 📸
Më pas vazhdojmë drejt Vermoshit, zona më veriore e Shqipërisë, e njohur për natyrën e paprekur dhe peizazhet mbresëlënëse alpine. Do të vizitojmë Kanionin e Bashkimit dhe fshatin piktoresk të Vermoshit. 🌿
Udhëtimi vazhdon drejt Lepushës, ku do të vizitojmë ujëvarën dhe fshatin karakteristik të zonës. Këtu do të kemi edhe kohë të lirë për drekë tradicionale në restorantet lokale. 🍽️
Pasdite ndalojmë në Tamarë, një nga qendrat më të bukura turistike të Malësisë, ku do të shijojmë një shëtitje përgjatë pedonales dhe kohë për relaks apo kafe. ✨
Në fund të ditës nisemi drejt Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit, me një ndalesë të shkurtër gjatë kthimit.
Mbërritja në mbrëmje. 🌙