Rreth udhëtimit
🏔️ Një fundjavë mes natyrës magjepsëse të Alpeve Shqiptare dhe bukurive alpine të Malit të Zi!
Zbuloni qetësinë dhe freskinë e Lepushës, Vermoshit, Plavës dhe Gucisë, në një udhëtim perfekt për adhuruesit e natyrës, aventurës dhe relaksit. Gjatë këtij turi do të eksploroni peizazhe mbresëlënëse, burime natyrore kristal të pastra dhe vende unike si Krojet e Ali Pashë Gucisë dhe Syri i Kaltër i Skafkacit. 🌿✨
Një arratisje ideale larg zhurmës së qytetit, mes ajrit të pastër, traditës alpine dhe mikpritjes autentike.
📍 Destinacionet: Lepushë, Vermosh, Plavë & Guci
💶 Çmimi: 69 €/person (Darkë & Mëngjes të përfshira – Mountain View Resort)
📅 Datat e udhëtimit:
Tetor : 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 nentor
Nentor : 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 27 , 28 – 29 , 29 – 30
Dhjetor : 5 – 6 , 12 – 13 , 19 – 20 , 26 – 27
Dita 1: Tirane – Lepushë – Vermosh – Vuthaj
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍 Shkodër – ora 07:30 ( Celësi, Bexhisteni )
Udhëtimi nis drejt veriut të Shqipërisë, përgjatë një prej rrugëve më panoramike të Kelmendit. Gjatë itinerarit do të bëjmë një ndalesë për kafen e mëngjesit dhe një pushim të shkurtër.
Ndalesa e radhës do të jetë në Ballkonin Panoramik të Leqeve të Hotit, një nga pikat më mbresëlënëse të zonës, nga ku shpaloset një pamje e mrekullueshme e kthesave karakteristike të rrugës dhe peizazhit malor. Kohë e lirë për fotografi dhe për të shijuar panoramën.
Udhëtimi vazhdon drejt Lepushës dhe Vermoshit, dy prej fshatrave më të bukur alpinë të Shqipërisë, të njohur për natyrën e paprekur, peizazhet malore dhe atmosferën e qetë.
Gjatë rrugës do të ndalemi shkurtimisht edhe në Kanionin e Bashkimit, përpara se të vazhdojmë drejt pikës kufitare të Bashkimit.
Pas përfundimit të procedurave kufitare, nisemi drejt Vuthajt, një fshat piktoresk i rrethuar nga bukuritë natyrore të Alpeve. Këtu do të shijojmë drekën në një nga restorantet tradicionale të zonës.
Pas drekës, akomodimi në hotel/bujtinë dhe pasdite e lirë për pushim, shëtitje dhe për të shijuar natyrën e qetësinë e zonës.
Në mbrëmje, darkë në bujtinë, e cila, në varësi të organizimit, mund të shoqërohet me muzikë dhe atmosferë festive.
Fjetja në Vuthaj.
Dita 2: Vuthaj – Plavë – Tamare – Tiranë
Dita nis me mëngjesin në hotel/bujtinë, përpara se të vazhdojmë me vizitat e planifikuara.
Pas mëngjesit, do të shijojmë një kafe dhe një shëtitje të shkurtër pranë Liqenit të Plavës, i rrethuar nga male dhe peizazhe të mrekullueshme natyrore, që krijojnë një atmosferë të qetë dhe relaksuese.
Më pas, udhëtimi vazhdon drejt Vuthajt, ku do të zbulojmë disa nga atraksionet natyrore më të veçanta të zonës:
Krojet e Ali Pashë Gucisë, të njohura për burimet e kristalta dhe peizazhin piktoresk.
Syri i Kaltër i Skafkacit, një nga bukuritë natyrore më tërheqëse të zonës.
Ujëvara e Gerlës, një atraksion natyror mes gjelbërimit dhe peizazheve alpine.
Vizitat përfshijnë ecje të shkurtra dhe të lehta në natyrë, rreth 10 minuta, duke e bërë itinerarin të përshtatshëm edhe për udhëtarët që preferojnë aktivitete pa ecje të gjata.
Pas përfundimit të vizitave, nisemi drejt Shqipërisë, me një ndalesë në Tamarë, ku do të kemi kohë të lirë për drekë dhe një shëtitje përgjatë pedonales së fshatit.
Në varësi të kohës në dispozicion dhe vlerësimit të guidës, mund të realizohet edhe një ndalesë e shkurtër në pedonalen e Shkodrës, për një shëtitje ose kafe.
Më pas, vazhdojmë udhëtimin e kthimit drejt Tiranës dhe Durrësit, me mbërritje të parashikuar në orët e mbrëmjes.