Rreth udhëtimit
Shijo një fundjavë ndryshe mes Dubrovnikut magjepsës dhe Tivatit elegant, dy destinacione që ndërthurin historinë, detin dhe atmosferën mesdhetare. ✨
Zbulo Qytetin e Vjetër të Dubrovnikut, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, shëtit përgjatë Stradunit, admiro muret dhe fortesat historike dhe vizito disa nga vendet ikonike ku janë xhiruar skena të Game of Thrones.
Udhëtimi vazhdon drejt Tivatit, ku do të shijojmë atmosferën moderne bregdetare dhe një shëtitje në Porto Montenegro, një nga marinat më elegante të Adriatikut. 🌊
Një fundjavë perfekte për të ndryshuar atmosferë, për të zbuluar vende të bukura dhe për të krijuar kujtime të reja! 🧳
📍 Destinacionet: Dubrovnik (Kroaci), Tivat (Mal i Zi)
💶 Çmimi: 79€ / Person
📅 Datat e udhëtimit:
Tetor: 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 Nentor
Nentor: 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 29.
Dhjetor: 5 – 6 , 12 – 13 , 19 – 20 , 26 – 27
🕕 Nisja:
📍 Tiranë – Ora 05:00 (Universiteti Logos)
📍 Durrës – Ora 04:00 (Stacioni i Trenit / Plepa)
📍 Shkoder – Ora 06:30 (Ura e Bunës)
Nisemi drejt Malit të Zi, me një ndalesë gjatë rrugës për pushim dhe kafe.
Vazhdojmë udhëtimin drejt Tivatit, ku do të vizitojmë Porto Montenegro, një nga marinat më elegante të Adriatikut. Do të kemi kohë për një shëtitje përgjatë portit, për të shijuar panoramën e bukur bregdetare, si dhe kohë të lirë për drekë.
Pas vizitës në Tivat, nisemi drejt Dubrovnikut, duke kaluar me traget në itinerarin drejt Kroacisë.
Pas procedurave kufitare, mbërrijmë në Dubrovnik dhe bëjmë akomodimin në hotel.
Pasditja do të jetë e lirë për relaks dhe për të shijuar plazhin privat të hotelit ose pishinën panoramike. 🌊☀️
🍽️ Darka në restorantin e hotelit.
Në mbrëmje, për ata që dëshirojnë të zbulojnë Dubrovnikun nën ndriçimin magjik të natës, do të organizohet transfer drejt qytetit (opsional).
🌙 Mbrëmje e lirë & akomodim në hotel.
Dita 2: Dubrovnik - Tiranë
🍽 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Behemi gati te vizitojme qytetin e vjeter te Dubrovnikut i cilesuar si Perla e Adriatikut .
Vizitat në qytetin e vjetër të Dubrovnikut , përfshin:
Porta Pile dhe Shatervani Onofrio
Stradun – bulevardi kryesor
Kulla Minceta – nje nga kullat me te spikatura dhe pika me e larte mbrojtese e qytetit
Manastiri Franceskan dhe Farmacia e vjetër- nder te parat farmaci ne Europe
Kisha e Shen Blaise – shenjtorit mbrojtes te qytetit
Pallati i Rektorit – Selia e Gjykatës së Republikës së Dubrovnikut dhe një kryevepër e arkitekturës dalmate
Walk of Shame – vend ikonë i serialit Game of Thrones
Turi me anije pergjate mureve rrethuese dhe ishullit Lokrum (opsionale 15 €/person) .
Pasi kemi vizituar atraksionet kryesore te qytetit me guiden shoqeruese kemi kohe te lire per ta shijuar qytetin sipas deshires ne kohen e mbetur
Pas vizites ne Dubrovnik nisemi drejt Shqipërisë .
Ndalesë për pushim dhe dreke në Mal të Zi dhe me pas i drejtohemi pikes doganore te Muriqanit ku pas kryejes se procedurave do te kemi dhe një ndalese te shkurter per kafe gjate rrugës .
Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.