Rreth udhëtimit
Shijo një fundjavë fantastike në Dubrovnikun historik dhe Tivatin elegant, aty ku historia mesjetare takohet me luksin modern bregdetar. Vizito qytetin e vjetër të Dubrovnikut, pjesë e UNESCO-s, shëtit përgjatë Stradun-it, eksploro muret mbrojtëse, kështjellat dhe vendet ikonike të serialit Game of Thrones. Më pas relaksohu në Tivatin modern dhe shijo panoramën mahnitëse të Porto Montenegro. Një arratisje e shkurtër, por plot eksperienca të bukura!
📍 Destinacionet: Dubrovnik (Kroaci) & Tivat (Mal i Zi)
💶 Çmimi: 79 €/person (Darkë & Mëngjes të përfshira)
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16 – 17, 23 – 24, 30 – 31
Dita 1: Tiranë – Tivat – Dubrovnik
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍 Shkodër - ora 07:15 ( Ura e Bunës)
🚍 Nisja drejt Malit të Zi, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe kafe. ☕
📍 Kalimi i kufirit në Muriqan dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Tivatit.
🌊 Mbërritja në Porto Montenegro, një nga zonat më luksoze të bregdetit malazez, ku do të shijojmë panoramën fantastike të jahteve dhe atmosferën elegante të qytetit.
🍽️ Kohë e lirë për shëtitje dhe konsumimin e drekës në Tivat.
🚍 Nisja drejt Dubrovnikut, duke kaluar me traget nga Tivati dhe duke shijuar pamjet mahnitëse të gjirit.
📍 Kalimi i doganës dhe akomodimi në hotel.
🍽️ Darka në restorantin e hotelit.
✨ Mbrëmje e lirë për të shijuar magjinë e Dubrovnikut nën ndriçimin e mrekullueshëm të dritave.
Dita 2: Dubrovnik – Tiranë
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel. Pas mëngjesit bëhemi gati për të vizituar qytetin e vjetër të Dubrovnikut, një nga perlat më të bukura të Adriatikut dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. ✨
📍 Vizitat në Dubrovnik përfshijnë:
• Porta Pile dhe Shatërvani i Onofrios
• Stradun – bulevardi kryesor dhe zemra e qytetit të vjetër
• Kulla Minceta – një nga kullat më të spikatura dhe pika më e lartë mbrojtëse e qytetit
• Manastiri Françeskan dhe farmacia e vjetër, ndër farmacitë më të hershme në Europë
• Kisha e Shën Blaise – shenjtorit mbrojtës të qytetit
• Pallati i Rektorit – selia historike e Republikës së Dubrovnikut dhe një kryevepër e arkitekturës dalmate
• “Walk of Shame” – vendi ikonë nga seriali Game of Thrones 🎬
⛵ Mundësi për tur me anije përgjatë mureve rrethuese të qytetit dhe ishullit Lokrum (opsionale).
🍽️ Kohë e lirë për shëtitje, fotografi dhe konsumimin e drekës.
🚍 Pas vizitave nisemi drejt Shqipërisë, duke marrë me vete kujtime të paharrueshme nga Dubrovniku magjik.
🛑 Ndalesë gjatë rrugës në Mal të Zi për pushim dhe kafe. ☕
🛂 Kalimi i doganës në Muriqan dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Shqipërisë.
🕘 Mbërritja në orët e mbrëmjes.