Rreth udhëtimit
🌊 Përjetoni një fundjavë verore mes detit, relaksit dhe qyteteve më të bukura bregdetare të Malit të Zi!
Ky udhëtim 2-ditor nis me vizitën në Ulqin, ku do të keni kohë të lirë për plazh, relaks, drekë pranë detit dhe shëtitje në atmosferën e këndshme mesdhetare të qytetit. Pas akomodimit në hotel, mbrëmja mbetet në dispozicionin tuaj për të shijuar jetën e natës ose një shëtitje buzë detit.
Ditën e dytë do të vizitojmë Tivatin dhe kompleksin luksoz Porto Montenegro, ku do të shijojmë pamjet panoramike dhe ambientin elegant të marinës. Më pas do të vazhdojmë drejt Budvës, një prej destinacioneve më të njohura të Adriatikut, ku do të keni kohë të lirë për plazh, relaks, drekë dhe eksplorimin e qytetit përpara nisjes drejt Shqipërisë.
☀️ Një kombinim perfekt i detit, panoramave mahnitëse dhe atmosferës verore, ideal për një fundjavë të paharrueshme.
📍 Destinacionet: Ulqin, Budva & Tivat – Mali i Zi
💶 Çmimi: 59 €/person me mëngjes
- 65€ me (mëngjes + darkë) Resort Sato 4*
📅 Datat e udhëtimit:
Tetor: 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 Nentor
Dita 1: Tivar-Tivat-Budva
🕕Nisja:
📍Tirana – 06:00 nga Universiteti Logos (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi)
📍Durrësi – 05:00 nga Stacioni i Trenit
📍Shkoder - 07:00 ( Ura e Bunës )
Udhëtojmë drejt Shkodrës dhe, pas përfundimit të procedurave kufitare në Muriqan, vazhdojmë udhëtimin drejt Malit të Zi. Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe pushim.
Ndalesa jonë e parë do të jetë në Ulqin, ku do të shëtisim përgjatë shëtitores pranë Plazhit të Vogël dhe do të vizitojmë Qytetin e Vjetër. Rrugicat karakteristike me kalldrëm, ndërtesat prej guri dhe pamjet mbi Adriatik krijojnë atmosferën perfekte për nisjen e fundjavës. Do të kemi kohë të lirë për drekë, kafe dhe fotografi.
Më pas vazhdojmë drejt Tivarit (Bar). Këtu do të vizitojmë Katedralen e Shën Gjon Vladimirit, një nga monumentet fetare më të rëndësishme të qytetit, si dhe do të ndalemi pranë Pallatit të Mbretit Nikolla. Vizita vazhdon me një shëtitje përgjatë bregdetit dhe portit të qytetit, me kohë të lirë për shëtitje individuale dhe fotografi.
Pas përfundimit të vizitave, nisemi drejt Sutomores, ku do të bëhet akomodimi në Hotel Sato.
Pas akomodimit, do të kemi kohë të lirë për relaks dhe shfrytëzimin e qendrës SPA të hotelit. 🧖♀️✨
🍽️ Në mbrëmje, darka në restorantin e hotelit.
🌙 Fjetja në Hotel Sato – Sutomore.
Dita 2: Ada Bojana - Ulqin
Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, nisemi drejt bregdetit mahnitës të Malit të Zi.
Ndalesa e parë do të jetë në Porto Montenegro, në Tivat, marina më prestigjioze e vendit, e njohur për jahtet luksoze, arkitekturën moderne dhe atmosferën elegante. Pas një vizite panoramike dhe kohe për fotografi, vazhdojmë udhëtimin drejt Budvës, destinacionit më të njohur turistik të Malit të Zi.
Gjatë qëndrimit në Budva do të keni kohë të lirë për të shijuar:
• Relaks dhe plazh në Mogren Beach, një nga plazhet më të bukura të qytetit.
• Vizitë në Qytetin e Vjetër të Budvës.
• Shëtitje përgjatë marinës dhe zonës së jahteve.
• Kohë të lirë për drekë buzë detit.
🚍 Në orët e pasdites nisemi drejt Shqipërisë, me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes.