Rreth udhëtimit
🌊 Një fundjavë plot histori, kulturë dhe relaks në perlat e Malit të Zi!
Ky udhëtim 2-ditor ju çon në disa nga qytetet më të bukura bregdetare të Malit të Zi, duke filluar me Ulqinin, një qytet me histori dhe arkitekturë unike. Do të vizitoni Kalanë e Ulqinit, qytetin e vjetër dhe pedonalen buzë detit, ku do të shijoni një atmosferë autentike mesdhetare.
Në ditën e dytë do të udhëtoni drejt Tivatit dhe Porto Montenegro, më pas do të eksploroni Kotorrin mesjetar dhe Budvën plot gjallëri, plazhe dhe pamje fantastike buzë Adriatikut. Një aventurë e shkurtër, por plot kujtime të bukura! 🚍✨
📍 Destinacionet: Ulqin, Budva, Kotorr & Tivat – Mali i Zi
💶 Çmimi: 59 €/person (Mëngjes + Darkë, Hotel Sato)
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16 – 17 • 23 – 24 • 30 – 31
Dita 1: Tirane-Ulqin-Tivar
🕕Nisja:
📍Tirana – 06:00 nga Universiteti Logos (përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi)
📍Durrësi – 05:00 nga Stacioni i Trenit
📍Shkoder - 07:00 ( Ura e Bunës )
Ndalesë për mëngjes dhe kafe gjatë rrugës .
Kalim në doganën e Muriqanit dhe udhëtim drejt Ada Bojanës, një nga zonat më të bukura të rivierës Malazeze.
Vazhdimi i udhetimit per ne qytetin e Ulqinit
Ulqin:
- Vizitë në Kalanë e Ulqinit dhe qytetin e vjetër
- Kohë e lirë për drekë dhe shetitje ne pedonalen e plazhit te vogel .
Nisemi drejt hotel Sato per tu akomoduar dhe me pas konsumojme darken ne restorantin e tij . Kohe e lire pas darke per ta shijuar ne qytet .
Dita 2: Tivat-Kotorr-Budva-Tirane
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotelin buzë detit.
⛵ Nisemi drejt Tivatit dhe Porto Montenegro, një nga zonat më luksoze të Malit të Zi, i njohur ndryshe edhe si “Porti i Sheikëve”, ku do të shijojmë atmosferën elegante, jahtet luksoze dhe panoramën fantastike të bregdetit. ✨
🏰 Vazhdojmë drejt Kotorrit, një nga qytetet më të bukura mesjetare të Ballkanit dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
📍 Gjatë vizitës do të eksplorojmë:
• Kullën e Sahatit
• Pallatin Pima
• Katedralen e Shën Trifonit (1166)
• Rrugicat karakteristike dhe sheshet historike të qytetit të vjetër
⛵ Opsionale: Shëtitje me anije në Gjirin e Kotorrit (8€/person – rreth 40 minuta), i cilësuar si një nga 10 gjiret më të bukura në botë. 🌊
🏖️ Më pas vazhdojmë drejt Budvës, kryeqytetit turistik të Malit të Zi.
📍 Vizitë në:
• Qytetin e vjetër të Budvës
• Zonën moderne të jahteve dhe pedonalen buzë detit
🍽️ Kohë e lirë për shëtitje dhe konsumimin e drekës.
🚍 Në orët e pasdites nisemi drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
🕘 Mbërritja në Shqipëri në darkë.