Rreth udhëtimit
Përjetoni një ditë fantastike në dy nga destinacionet më të bukura të Malit të Zi. ✨
Kotori, perla mesjetare e mbrojtur nga UNESCO, ju pret me rrugicat karakteristike prej guri, historinë e pasur dhe panoramat mahnitëse të Gjirit të Kotorrit. Ndërsa Budva sjell atmosferën perfekte bregdetare, me qytetin e vjetër plot gjallëri, portin elegant të jahteve dhe shëtitoren buzë detit.
Një kombinim perfekt mes kulturës, historisë dhe relaksit për një fundjavë ndryshe. 🌊🏰
📍 Destinacionet: Budva & Kotorr – Mali i Zi
💶 Çmimi: 20€ / person
📅 Datat e udhëtimit:
Maj: 16, 17, 23, 24, 30, 31
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos)
📍 Lezhë – ora 07:00
📍 Shkodër – ora 07:45
☕ Ndalesë për pushim dhe kafe pas kalimit të pikës kufitare në Muriqan.
• Kullën e Sahatit
• Pallatin Pima
• Katedralen e Shën Trifonit
• Rrugicat karakteristike të qytetit të vjetër
🛥️ Opsionale: Shëtitje me anije në Gjirin e Kotorrit – 8€ / person.
Vazhdojmë drejt Budvës, qyteti më i njohur turistik në bregdetin malazez. Kohë e lirë për të shijuar atmosferën e qytetit dhe për të vizituar:
• Qytetin e Vjetër të Budvës
• Portin e jahteve
• Shëtitoren buzë detit
• Kërcimtaren e Budvës – simbolin karakteristik të qytetit
🍽️ Kohë e lirë për drekë dhe relaks.
🚍 Në orët e pasdites nisemi drejt Shqipërisë, me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.