Rreth udhëtimit
Eksploroni bukuritë e Malit të Zi dhe Kroacisë me këtë udhëtim 3-ditor unik! Niseni nga Tirana dhe Durrësi drejt destinacioneve më magjepsëse të Adriatikut: Porto Montenegro, qytetin historik të Dubrovnikut , ishujt e bukur Lopud dhe Koločep, si dhe qytetin e vjetër të Budves. Përjetoni kombinimin perfekt të natyrës, kulturës dhe relaksit, me vizita të organizuara, pushime në plazh dhe opsione për aventura në det. Një udhëtim që do t’ju mbajë të magjepsur dhe do t’ju ofrojë kujtime të paharrueshme!
Çmimi: 149 €/person
Datat e udhetimit :
Korrik : 24 – 26 , 31 – 2 Gusht – 165 €/person
Gusht : 7 – 9 , 14 – 16 , 21 – 23 , 28 – 30 – 169 €/person
Shtator : 4 – 6 , 11 – 13 – 159 €/person
Dita 1: Tirane-Tivat-Dubrovnik
🕕 Nisja:
📍 Durrës – ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
📍 Tiranë – ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
📍 Lezhë – ora 07:00
📍 Shkodër – ora 07:45
🚍 Nisja drejt shtetit fqinj, Malit të Zi, nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit.
☕ Pas përfundimit të procedurave kufitare, do të bëjmë një ndalesë për kafenë e mëngjesit dhe një pushim të shkurtër gjatë rrugës.
⚓ Vazhdojmë udhëtimin drejt Porto Montenegro, i njohur si “Porti i Sheikëve”, ku do të kemi kohë për shëtitje dhe vizitë në këtë kompleks luksoz, një nga marinat më prestigjioze në Adriatik. ✨
🍽️ Kohë e lirë për konsumimin e drekës dhe shijimin e ambientit unik të Porto Montenegro.
🚢 Pasdite vazhdojmë udhëtimin drejt Kroacisë, duke kaluar me traget në Gjirin e Kotorrit (kalimi me traget i përfshirë në çmim), ndërsa shijojmë panoramat mahnitëse të bregdetit malazez. 🌊
📍 Pas kryerjes së procedurave kufitare, drejtohemi drejt hotelit për akomodim dhe sistemim në dhoma.
🏖️ Kohë e lirë për të shijuar plazhet dhe facilitetet e resortit. Resorti ofron dy plazhe private si dhe një pishinë panoramike me pamje spektakolare mbi detin Adriatik. ☀️
🍽️ Darka do të shërbehet në restorantin e hotelit (bufe).
🌙 Opsionale: Në mbrëmje mundësi transferte për në Qytetin e Vjetër të Dubrovnik, për një shëtitje të lirë në një nga destinacionet më të famshme të Mesdheut. Çmimi i transfertës: 10€/person. ✨🏰
Dita 2: Turi me anije ne ishujt : Koločep , Lopud , Šipan
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
⛵ (Opsionale) Tur ditor me anije në Ishujt Elafiti, duke vizituar ishujt e bukur Lopud, Koločep dhe Šipan, të njohur për natyrën e tyre të paprekur, plazhet kristalore dhe atmosferën autentike mesdhetare. 🌊☀️
🏰 Gjatë turit do të zhvillohet gjithashtu një vizitë dhe shëtitje në Qytetin e Vjetër të Dubrovnik, një nga perlat e Adriatikut dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
⏳ Kohëzgjatja e turit: rreth 8 orë.
💶 Çmimi: 55€/person, duke përfshirë:
🍽️ Drekën gjatë turit
🥤 Pije të pakufizuara gjatë lundrimit
👥 Numri minimal i pjesëmarrësve për realizimin e turit: 30 persona.
🏖️ Për pjesëmarrësit që nuk zgjedhin turin me anije, do të ketë kohë të lirë për relaks dhe shijimin e plazheve dhe faciliteteve të hotelit.
🚍 Pas përfundimit të aktiviteteve, kthim në hotel.
🍽️ Në mbrëmje, konsumimi i darkës në restorantin e hotelit dhe kohë e lirë për relaks. ✨🌙
Dita 3: Dubrovnik-Budva
🍽️ Konsumimi i mëngjesit në hotel.
🚍 Pas mëngjesit, nisemi drejt Malit të Zi për një vizitë në qytetin bregdetar të Budva, një nga destinacionet më të njohura turistike të Adriatikut, i famshëm për plazhet e tij të bukura, atmosferën plot gjallëri dhe qytetin e vjetër me arkitekturë mesjetare. 🏖️🏰
☀️ Kohë e lirë për plazh, shëtitje dhe relaksim.
🌊 Në vend të qëndrimit në Budva, grupi mund të zgjedhë të kalojë ditën në një nga plazhet e mrekullueshme të Rivierës Malazeze. Përzgjedhja e destinacionit do të bëhet nga guida, në konsultim dhe konsensus me pjesëmarrësit gjatë udhëtimit.
🚍 Pasdite nisemi drejt Shqipërisë, duke kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit.
☕ Gjatë rrugës do të bëhen ndalesa të shkurtra për pushim dhe freskim.
🏠 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në orët e mbrëmjes, duke përmbyllur një udhëtim të paharrueshëm mes bukurive të Malit të Zi dhe Kroacisë. ✨🌅